Të shtënat në Hormuz/ Sekretari i Jashtëm i Indisë takon ambasadorin e Iranit në Nju Delhi: Jemi të shqetësuar, dy anije indiane ishin të përfshira 18/04 17:59
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim do të takohet me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu në orën 13:00.
Nuk dihet se cila do të jetë tema për të cilën do të diskutojnë.
Takimi i fundit mes tyre ishte me rastin e vizitës së ndihmëssekretarit amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker më 30 qershor, ku të dy u shfaqën të buzëqeshur, ndërsa i dhanë dorën njëri-tjetrit.
Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha para disa javësh, ndërsa ambasadorja çdo ditë bën thirrje për lulëzimin e drejtësisë në vend.
Top Channel