Rama gjatë konferencës në Shkup: Asnjë qytetar s’do të diskriminohet! Të kemi hapësirën evropiane brenda rajonit

29/07/2021 13:45

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp  në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup theksoi se përtej çështjes së hapur mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë diskriminime në lëvizjen e qytetarëve.

Sipas tij Serbia pranoi pavarësisht dialogut të vështirë që po përjeton me Kosovën, ndërsa synohet që nisma të shkojë përtej Berlinit.

“Kemi firmosur një marrëveshje për të qenë bashkë në çdo rast në çdo rast ku secili nga vendet tona do vihet përballë  forcave të natyrës. Çfarë të keqe do të kishte për Kosovën për Malin e Zi për Bosnjën të bashkohen, e cila hap rrugën që forcat tona të emergjencave të veprojnë së bashku, të kenë një sistem të përbashkët e të gjenden aty ku duhet për të ndihmuar, apo në rastin. Ky është shpirti i kësaj nisme. E kemi rithënë stërthënë jo vetëm me gojë por edhe në deklaratat tona. Kjo është një nismë e hapur dhe e lirë që të ndërveprojnë sipas interesit dhe logjikë së tyre. Shqipëria do ta bëjë këtë me të gjithë. Nga ana tjetër nuk ka asnjë problem nëse dikush tjetër do ta bëjë apo s’do ta bëjë. Komunitet e vendeve tona  të kenë një hapësirë lirie brenda vendit tonë. Dua të shtoj diçka që Serbia dhe presidenti kanë bërë  një ekstramilje duke pranuar që nisma të jetë jo vetëm gjithëpërfshirëse por të shkojë përtej Berlinit kur vjen puna për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Nuk ka asnjë qytetar që të jetë i diskriminuar. Përtej çështjes së hapur, kjo nismë u thotë popujve që ju jeni të barabartë përtej faktit që në nivelin shtetëror ka një çështje që është e hapur dhe drejt rrugës së trajtimit të dialogut të vështirë mes dy vendeve. Një potencial i madh, nuk kemi luksin, të drejtë si udhëheqës që ta mbajmë këtë potencial të pazhvilluar. Ti privojmë vendet tona nga rritja ekonomike. Nuk e thonë ekspertët, e thonë organizmat globale. Është absurd që qytetarët e BE i trajtojmë si të dorës së parë e të rinjtë e Ballkanit si të dorës së dytë. Nuk vendosim dot për qeveritë e tjera kur vjen puna për marrëveshje. Demokraci apo liri është shumë e vështirë. Politika më e mirë është bashkëpunimi afrimi, ekonomia, rinia”, tha Rama.

Top Channel