“Open Balkan”/ Vuçiç: Aty ku është Prishtina për mua është edhe Sarajeva

29/07/2021 13:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës në konferencën e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup tha se nuk do të ketë dallime mes qytetarëve, të cilët do të lëvizin lirshëm mes vendeve.

Ai u shpreh se qytetet janë të barabartë për të si Prishtina apo Sarajeva.

“Do përpiqem të jemi përgjegjshëm, të përmend disa fakte, e shoh që sa herë kur flasim për shifra reale, ku është Prishtina për mua është aty ku është Sarajeva. Asnjë normal nuk mundet ta artikulojë këtë. Mos të gjejmë justifikime për ekonomi që s’funksionojnë. Ka të tjerë që nuk kanë asnjë problem, e njoh mirë politikën nuk kam asnjë lloj ideje që nuk marrin pjesë këta. E di që do të kemi shumë pengesa. Afatet janë të shkurtra, është një procedurë e komplikuar. Kushdo që do të vijë është i mirëpritur edhe pse nuk do të vë bast për këtë. Për Edin, ai po bën gjënë më të mirë për vendin e tij”, tha Vuçiç.

Top Channel