Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Marshim nëpër rrugët e kryeqytetit Prej dy ditësh, gadishulli i Karaburunit është përfshirë nga flakët që kanë prekur zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum dhe në gjithë zonën me shkurre.
Ndërsa ditën e sotme është aktivizuar një vatër zjarri edhe në Radhimë, ku rrezikohen banesat dhe hotelet. Shërbimi zjarrfikës me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si punonjësit e zonave të mbrojtura janë duke u përpjekur ta vënë nën kontroll avancimin e flakëve por për shkak të terrenit kjo është e pamundur sepse ata kanë vetëm mjete rrethanore.
Duket se situata vijon të jetë kritike, ndërsa raportohet se flakët po favorizohen edhe si pasojë e temperaturave të larta dhe erës.
Top Channel