Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup nuk la pa përmendur disa prej zërave që krijojnë aludimet se nisma mes tre shteteve është vijim i ideve të ish- Jugosllavisë, duke theksuar se vetë BE është e përbërë nga shtete e Jugosllavisë.
Sipas tij, nëse do të ishte ashtu, BE do të ishte Jugosllavia e Madhe e Ballkani Perëndimor Jugosllavia e Vogël.
“Kush thotë që kjo është një nismë e krijuar në bodrumet e ish Jugosllavisë, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron që po të jetë ashtu, BE është një Jugosllavi e Madhe e ne një Jugosllavi e Vogël. Krijimi i një hapësire që jeton me parime, vlera e mekanizmat e BE-së, secili nga vendet bën përpjekjet për t’u integruar. Pse të gjithë kamionët e mallrave duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufi se sa në udhëtim. E gjithë shoqëria të gjitha kalojnë në një nivel tjetër të kuptimit të vetes e të ardhmes. Për ne për Shqipërinë është strategjike, ne do të vijojmë me këmbëngulje përpara objektivi brenda vitit të ardhëm i gjithë sistemi i qarkullimit jo vetëm njerëzve por edhe mallrave të jetë 100% i njehsuar me BE-në. Kemi rënë dakord që do të fusim edhe sistemin e integruar edhe sistemin e tvsh mes vendeve”, tha Rama.
Top Channel