“Forumi Ekonomik”, Rama: Jam kundër Kosovës, të gjitha vendet duhet të jenë pjesë e nismës

29/07/2021 12:00

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup u bëri të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e nismës së bashkëpunimit mes vendeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Sipas tij, pse duhet të presin Mali i Zi apo Bosnja për të bashkëvepruar, kur ka përfitim të ndërsjellë mes të gjitha shteteve.

Në lidhje me Kosovën, ai tha se e di problemin e saj ndërsa mban qëndrim të kundërt, pasi të gjitha vendet duhet të jenë pjesë e nismës.

“Mali i Zi, nuk e mendoj për çfarë mendohet Mali i Zi, se si të zgjidhë problemet e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur? Që është një problem serioz për të gjitha vendet. Po Bosnja për çfarë mendohet,  se e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt se për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi për njerëzit për të gjithë së bashku. Çdo ditë që fitojmë është një ditë për të ardhmen”, theksoi Rama.

Top Channel