“Forumi Ekonomik”, Rama i prerë: S’duhet të presim integrimin e rajonit, nuk kemi luksin të humbasim kohë

29/07/2021 11:40

Kryeministri Edi Rama tha se s’duhet të pritet integrimi vendeve të rajonit që të lëvizim lirshëm me njëri-tjetrin, kur kjo mund të realizohet edhe pa qenë pjesë e BE-së, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup.

Ai theksoi se nuk duhet të humbet më kohë, por të bashkëpunohet për të mirën e shteteve, ndryshe nga cfarë është vepruar deri tani, ku vendet fqinje kanë jetuar duke përjetuar kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve.

“Të bëjmë çmos të vrapojmë për të fituar një kohë të humbur që është marramendëse, nuk duhet të presim që integrimin e rajonit ta shohim nga pikëpamja e katër lirive të Evropës ta bëjmë pasi të kemi hyrë në BE, do ta bëjmë tani. Sa herë duhet ta përsërisim që nuk është një nismë ekskluzive e Shqipërisë, por që është e hapur, por nuk mund të presim konsensus, s’kemi ardhur të bëjmë një karikaturë që çohet njëri ju vë veton duhet të vetoheni. S’kemi luksin të humbasim kohë, kemi humbur shumë, nuk mund ta bëjmë si ata dy ballkanasit që luftuan për Ballkanin, edhe sulltani kërkoi t’i takonte e shpërblente e i i thirri e i tha shikoni keni hipur të hapë në kështjellë, tani unë nuk kam kohë t’ju dëgjoj të dyve, por i dytë të kërkojë çfarë të dojë, i pari do marri dyfishin. Në atë moment i dyti tha që t’i hiqnin njërin sy dhe kështu sulltani të parit do t’i hiqte të dy sytë. Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve, nuk kemi parë asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi por ça heq tjetri”, tha Rama.

Top Channel