Rama në Maqedoninë e Veriut, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

28/07/2021 20:56

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Tre liderët e Rajonit, shoqëroheshin edhe nga kryebashkiaku u Shkupit, Petre Shilegov, bën edhe një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit.

Gjatë kësaj ecjeje ku ndodhet edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

Mbi 300 kompani nga të tre vendet por edhe shtete të tjera te rajonit janë pjesëmarrëse. I dërguari i Top Channel në Shkup, Muhamed Veliu ka mësuar disa detaje gjatë një interviste të shkurtër me kryeministrin Edi Rama.

Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim. Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme

FOTO GALERI
2/6

Top Channel