Fitueset e garave të notit/ Ledekcky merr medaljen e artë në garën e 1500 metrave

28/07/2021 15:47

Legjenda amerikane e notit Katie Ledecky më në fund fitoi medaljen e saj të parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Rekordmenia botërore fitoi në 1500 m stil i lirë, një garë të cilën ajo e kontrolloi mjaft mirë teksa përshkoi këtë distancë me kohën 15 minuta 35 sekonda e 34 të qintat. Në vendin e dytë u rendit amerikania tjetër Sullivan, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi Gjermania Kohler.

Më herët, Ledecky bëri një paraqitje aspak të mirë në garën e 200 m stil i lirë ku nuk shkoi më shumë se vendi i pestë. në këtë garë fitorja i shkoi australianes Ariarne Titmus me kohën 1 minutë 53 sekonda e 53 të qintat.

Për Titmus kjo është medalja e dytë e artë në Lojërat Olimpike pas asaj të fituar në 400 m stil i lirë. medaljen e argjendtë e fitoi Haughey nga Hong Kong ndërsa të bronztën e mori kanadezja Oleksiak
Yui Ohashi i dhuron një tjetër medalje të artë Japonisë në garat e notit. këtë radhë ajo triumfoi në garën e 200 me stil i përzier për femra me kohën 2 minuta 8 sekonda e 52 të qintat duke lënë në vendin e dytë Alex WSalsh, ndërsa në të tretin u rendit amerikania Kate Douglass

Britania ngjitet sërish në shkallën më të lartë të podiumit teksa triumfoi në garën stafetë 4×200 m stil i lirë për meshkuj me një kohë që ishte vetëm 3 të qintat më shumë se rekordi botëror i kësaj disipline. falë Tom Dean e Duncan scott, britania e fitoi këtë garë me 6 minuta 58 sekonda e 258 të qintat, ndërkohë që rekordi botëror që mbahet nga SHBA është 6 minuta 58 sekonda e 55 të qintat

Top Channel