Tridhjetë ditë paraburgim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci
27/07/2021 10:25
Shoferit të autobusit nga Kosova, që është aksidentuar të dielën në Sllavonski Brodt të Kroacisë, i është shqiptuar masa prej 30 ditësh paraburgim.
Autoritetet kanë thënë se ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes së këtij personi.
Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.
Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.
Njëri shofer ka vdekur, ndërsa tjetri, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit, besohet se ka shkaktuar aksidentin.
Top Channel