Ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambrecht e kundërshton vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë.

Unë mendoj se kjo do të jetë e pamundur“, tha ajo.

Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe nga ana tjetër se unë nuk mendoj se detyrimi për vaksinimin nuk është i nevojshëm. Ministrja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë. Ata që punojnë në spitale ose qendra përkujdesjeje dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohet vetëm që të testohen rregullisht, tha Christine Lambrecht.

Nga ana tjetër ministrja gjermane e Drejtësisë tha se nisur nga mundësia dhe oferta gratis për t’u vaksinuar në të ardhmen ata që nuk duan të vaksinohen, duhet që në të ardhmen t’i paguajnë vetë shpenzimet për testimin. Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid 19. Edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Weltärztebund, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme.

Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit“, tha Montgomery.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milion – 60.9 përqind – kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

 

Top Channel