Kryeministri Edi Rama njofton për ardhjen e 67.860 dozave të tjera Pfizer në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Kështu, numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë shkon në 1,679,410, ndërsa sasia e mbërritur ditën e sotme janë siguruar nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.
Prej fillimit të pandemisë deri më sot janë kryer 1.148.910 testime në total, ndërsa vijon vaksinimi masiv i popullatës.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:
67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend
Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian
#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim
Top Channel