Iran, pa ujë në mes të përvëlimit/ Dalin të protestojnë, qëllohen për vdekje!

26/07/2021 18:53

Forcat e sigurisë në provincën jugperëndimore të Iranit, Khuzestan kanë hapur zjarr mbi protestuesit e zemëruar nga mungesa e furnizimit me ujë në atë që është njëri prej rajoneve më të nxehta të vendit, e ku temperaturat mund të mbërrijnë deri në 50 gradë Celsius.

Njoftimin e shtypjes së dhunshme të protestave, të bërë nga shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, autoritetet iraniane e quajtën “akuzë të pavërtetë”.

Por protestat duket se janë shtrirë tashmë në disa qytete, të ushqyera nga pakënaqësia ndaj qeverisë e liderit supreme të vendit.

Zyrtarët vendas ia vënë fajin thatësirës për krizën e ujit. Ata theksojnë se reshjet në rajon janë ulur me të paktën 50%, duke bërë që rezervat ujre të reduktohen ndjeshëm. Megjithatë, qytetarët e Khuzestanit, provincë që strehon një minoritet të madh arab- janë ankuar vazhdimisht se regjimi Iranian i ka lënë pas dore, dhe kanë bërë në mënyrë të përsëritur thirrje për protesta nëpërmjet rrjeteve sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA