Plagosi 5 qytetarët në xhami, prokurori s’kërkon burg: Është i sëmurë mendor, duhet kuruar

25/07/2021 19:57

Prokurori Hysni Mulaj ka vendosur të mos kërkojë burg për Rudolf Nikollën, i riu i cili plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës në mes të ditës.

Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti, gjatë muajit të Ramazanit, dhe shumë në atë kohë e cilësuan madje si një veprim terrorist, për shkak të kohës dhe mënyrës sesi ndodhi.

Prokurori i çështjes ka mbyllur hetimin dhe e quan autorin një të sëmurë mendor, duke kërkuar për të vetëm mjekim, për shkak të gjendjes së tij mendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA