Nuk ka mundur t`i mbijetojë dot plagëve të marra 26 vjeçari shqiptar Atjon Lopci, i cili u qëllua me thikë pas shpine një ditë më parë në kryeqytetin Italian, Romë.
I riu u godit disa herë e i ishte carë një arterie. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital ku ishte nënshtruar me urgjencë ndërhyrjes kirurgjikale.
Nga sa shkruajnë disa media lokale, mosmarrëveshja që u bë shkak për ngjarjen e rëndë në Ostiense, mund të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Autoritetet kanë identifikuar tre persona të dyshuar për vrasjen, dy nga të cilët janë shqiptarë. I goditur në shpinë, e më pas dhe në bark, i riu kishte zvarritej derisa kishte ndeshur në disa kalimtare që thirrën menjëherë ambulancën.
Personat te cilët e sulmuan janë shpallur në kërkim për vrasje, por policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.
Top Channel