SHBA-ja zgjat mbylljen e kufijve me Meksikën dhe Kanadanë

23/07/2021 02:20

SHBA-ja të mërkurën zgjati mbylljet e kufijve me Kanadanë dhe Meksikën deri më 21 gusht në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit shumë të transmetueshëm Delta të Covid-19 derisa secili shtet në vend regjistron rritje të rasteve të reja.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) theksoi përpjekjen për të frenuar përhapjen në njoftimin e shtrirjes së ndalimit të udhëtimeve jo-thelbësore midis fqinjëve të Amerikës së Veriut, por tha se tregtia dhe udhëtimet thelbësore do të vazhdojnë.

“DHS është në kontakt të vazhdueshëm me homologët kanadezë dhe meksikanë për të identifikuar kushtet në të cilat kufizimet mund të lehtësohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”, shkruan në Twitter DHS.

Vendimi për të zgjatur mbylljen e kufijve vjen dy ditë pasi Kanadaja njoftoi se do të lejojë amerikanët e vaksinuar të kalojnë kufirin e saj duke filluar nga 9 gushti. Personat e vaksinuar plotësisht nga diku tjetër do të lejohen në fillim të 7 shtatorit. Kur u pyet për vendimin e SHBA-së, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se ai bazohej në “udhëzimet e ekspertëve tanë të shëndetit dhe mjekësisë, jo mbi veprimet e vendeve të tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA