Iran, shkon mbi 88 mijë numri i viktimave nga Covid-19

23/07/2021 01:59

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran nga COVID-19 humbën jetën 226 persona duke çuar numrin e viktimave në 88.063.

Ministria e Shëndetësisë së Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20.313 raste me COVID-19 ndërsa 2.287 prej tyre u shtruan në spitale.

Numri i rasteve shkoi në 3.623.840 ndërsa me vdekjen e 226 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 88.063.

Irani me një popullsi prej 83 milionë banorë deri më tani ka vaksinuar 9.674.121 persona nga të cilët 7.339.804 e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 2.334.317 dozën e dytë.

Top Channel