Dyfishohen rastet, Italia kërkon certifikatë vaksinimi!

23/07/2021 13:15

Shtimi i rasteve i ka alarmuar autoritetet italiane, të cilat kanë vendosur që nga 6 gushti, të kërkojnë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh.

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport, thote REL. Infektimet janë shtuar këto kohë në Itali.

Ato janë dyfishuar gjatë javës që shkoi, ndërsa mbi 5,000 u raportuan vetëm vetëm të enjten. Aktualisht, rreth gjysma e italianëve rezultojnë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste me koronavirus dhe afro 128,000 viktima. Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për qasje në vende të caktuara publike. Numri i të infektuarve është në rritje atje dhe gjetkë, si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.

Top Channel