Brenda bunkerëve luksozë të miliarderëve në Alpet Zvicerane, “kasafortat” sekrete 100 metra nën tokë Rusia dërgoi avionët luftarakë për stërvitje të përbashkëta ne Uzbekistanin përgjatë vijës kufitare me Afganistanin.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se kanë simuluar sulme ajrore me Su-25SM gjatë manovrave që zgjasin nga 30 korriku deri në 20 gusht. “ Pjesa praktike e stërvitjes po zhvillohet në fushën e Termezit, në kufi më Afganistanin”, thuhet në deklaratë, lku sqarohet se ekipet e Su-25SM do të kërkojnë e shkatërrojnë bazat e fshehta të armikut të supozuar, e do të praktikohen edhe për sulme me sisteme të lëvizshme anti-ajrore.
Në Afganistan, paqëndrueshmëria e situatës po përshkallëzohe ndjeshem. Dhuna e talebanëve ka marrë një hov të ri në vend me tërheqjen e trupave amerikane, e nuk kanë munguar hamendësimet në media nëse Moska ka përgatitet për ndonjë inkursion atje, edhe pse ministri i jashtëm Lavrov tha se vendi nuk po mendon të pushtojë Afganistanin.
Ish Bashkimi Sovjetik zhvilloi për nje dekade luftën e tij në Afganistan në vitet 1980, vetëm për t`u tërhequr më pas përmes Uzbekistanit, pas një avansimi të forcave locale dhe muxhehedinëve të huaj të cilët u ndihmuan nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel