Shiten vaksina të rreme në Ugandë, e marrin mbi 800 njerëz

22/07/2021 18:20

Furnizimi i dobët me vaksina kundër COVID-19, si dhe organizimi i dobët në vendet e varfra rrit mundësinë për mashtrim.

Rasti nga Uganda, ku më shumë se 800 njerëz paguan për vaksinën dhe në të vërtetë morën ujë, është një nga rastet.

Të paktën 800 njerëz janë vaksinuar me vaksinën e rreme të shitur në Uganda nga një grup mashtruesish.

Autoritetet atje njoftuan se vaksina e rreme përmbante ujë të pastër. Viktimat e mashtrimit më pas u vaksinuan falas.

Sa i përket grupit të mashtruesve, ata u kapën në fund të qershorit dhe sipas dokumenteve të gjetura gjatë arrestimit të tyre, shkruhej se të paktën 812 persona morën një vaksinë të rreme.

Grupi kriminal punonte në kryeqytetin e Ugandës dhe përbëhej nga të paktën dy infermiere dhe një burrë që prezantohej si mjek.

Infermieret u arrestuan, por mjeku u shpëtoi autoriteteve dhe është ende në arrati.

Top Channel