Pas 32-vitesh, në kopshtin zoologjik të Kolorados vjen në jetë një hipopotam, kamerat filmojnë momentin e veçantë

22/07/2021 22:47

Më 20 korrik, hipopotami Zambezi i kopshtit zoologjik në malin Cheyenne mirëpriti fëmijën e saj të parë.

Momenti i lindjes së një hipopotami pas 28 vitesh në kopshtin zoologjik u kap nga kamera.

Moment i pabesueshëm të shihnim këtë foshnjë të bukur të bashkohej me familjen tonë“, tha Philip Waugh, rojtar i ujit në Water’s Edge. “Zambezi është një nënë për herë të parë, por ajo dinte çfarë të bënte. Sapo dorëzoi të voglin, ajo u kthye për ta përshëndetur atë dhe e çoi drejt cekëtinës. Jam shumë krenar për të“.

Tashmë hipopotami nën ë dhe i vogli po qëndrojnë me njëri-tjetrin, ndërsa pritet që së shpejti kopshti të hapet dhe vizitorët të mund të shikojnë hipopotamin bebe.

Ky është hipopotami i parë i lindur në kopshtin zoologjik të Maleve Cheyenne në 32 vjet. Stafi vlerëson se kafsha peshon midis 18 dhe 36 kilogram, tipike për një të porsalindur.

Hipopotamët e Nilit aktualisht konsiderohen në rrezik zhdukjeje, kështu që lindja e të vegjëlve është shumë domethënëse për speciet.

Top Channel