Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë shkaktuar nivele rekorde të shiut, duke lënë 25 persona të vdekur dhe mbi 100,000 të evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Dhjetëra qytete në provincën Henan, duke përfshirë kryeqytetin e kësaj province, Zhengzhou, janë prekur nga vërshimet.=
Pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit të mbuluar në ujë deri në krahëror.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë të mërkurën se “parandalimi i vërshimeve ka qenë gjë shumë e vështirë” dhe “fazë kritike”.
Ai ka shtuar se vërshimet veçse kanë rezultuar “në humbje të jetëve dhe dëmtim të pronave” dhe ka udhëzuar të gjitha departamentit t’i japin prioritet “sigurisë së njerëzve dhe pronave të tyre”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.
Provinca Henan, me rreth 94 milionë banorë, ka lëshuar alarmin më të lartë për të paralajmëruar qytetarët për motin, raporton Radio Evropa e Lirë.
Autoritetet lokale i kanë quajtur vërshimet “një në 100 vjet”.
Top Channel