“Rroga e administratës paguhet nga taksat tona”/ Protesta e bizneseve në mbrëmje, shirit në dyert e lokaleve dhe qirinj

19/07/2021 20:45

Protesta e bizneseve vazhdon që prej mbrëmjes së djeshme në lokalet e Vlorës.

Ata kanë ndezur qirinj në anë të lokaleve si dhe kanë vendosur shiritin e bllokimit të hyrjes.

Po ashtu siç shihet në pamje në disa nga pemët në zonë janë vendosur disa fletë ku shkruhet “Rroga e administratës paguhet nga taksat tona”, “mos na prekni klientët” etj.

Dhjetëra bare dhe restorante nuk u hapën për turistët sot në Vlorë me moton “muzika nuk shpërndan Covid”.

Ata protestojnë kundër kufizimeve dhe sjelljes agresive të policisë. Një natë më parë disa nga administratorët e lokaleve u shoqëruan nga policia, pasi kundërshtuan efektivët e policisë dhe në shenjë proteste vendosën himnin kombëtar në lokale.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel