Votimi për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së, Jemin Gjana: Pjesëmarrje 69.8% e delegatëve

17/07/2021 20:59

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana është shprehur se kanë marrë pjesë 5339 delegatë në votim, pra 69.8% të numrit në total.

Sipas tij vijon numërimi i në 14 komisione, ndërsa theksoi se është një proces i gjatë pasi janë 300 emra që do të dalin në fund.

“Rezulton se kanë marrë pjesë 5339 delegatë në votim, pra 69.8%, nuk kanë marrë pjesë 364 delegatë. Vijon procesi i numërimit në të 14 komisionet. Është një proces i gjatë se numri i kandidatëve është i gjatë. Pas mesnate, pasi procesi zgjat do të dalë kjo listë me 300 emra ku 10 do të jenë të rinjtë e PD-së dhe të tjerët burra e gra. Është një proces që zgjat. kaq është situata e tanishme. Nesër do të jepen të dhënat pasi sonte do të jetë shumë vonë”, tha Gjana.

Top Channel