18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit, duke e cuar numrin e rasteve aktive në 137.

Nga 2431 testime rezultuan pozitive 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Nuk ka asnjë humbje jete në 24 orë, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

5 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 853,542 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,665 qytetarë. Numri i personave që ndërruan jetë nga pandemia në vendin tonë është 2,456.

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2431

Testime totale 853,542
Raste pozitive 132,665
Raste të shëruara 130,072
Raste Aktive 137
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55
Shkodër 13
Fier 13
Vlorë 13
Durrës 11
Elbasan 10
Lezhë 10
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA