Përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë/ Shkon në 122 numri i viktimave, 1300 të zhdukur

16/07/2021 12:00

Një bilanc dramatik i cili pritet të rritet , është regjistruar në Gjermani si pasojë e përmbytjeve katastrofike që vendi ka parë ndonjëherë.

Deri më tani autoritetet thonë se janë konfirmuar 120 viktima, mbi 100 në Gjermani dhe 22 në Blegjikë dhe më shumë se 1300 njerëz rezultojnë të zhdukur.

Landet gjermane Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat, por Belgjika dhe Holanda janë prekur gjithashtu keq, ndërsa përmbytje ka edhe në Luksemburg dhe Zvicër.

Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë në Uashington i përshkroi përmbytjet vdekjeprurëse si një “katastrofë”.

“Këtu në Uashington, mendimet e mia janë gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë. Vendet tona po kalojnë një katastrofë në këto orë, mund të thuhet një tragjedi. Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet janë fjalë shumë të papërshtatshme për ta përshkruar këtë – prandaj është me të vërtetë një katastrofë. Unë jam e trishtuar për ata që kanë humbur jetën në këtë katastrofë – ne nuk i dimë ende shifrat ekzakte por do të ketë më shumë,” shtoi ajo.

Ndërkohë në operacionet e kërkim shpëtimit janë duke marrë pjesë rreth 15,000 policë, ushtarë dhe punonjës të shërbimit të urgjencë.

Helikopterët kanë nxjerrë banorët e bllokuar nga majat e çative, ndërsa tanket po pastrojnë rrugët nga pemët dhe mbeturinat e rëna.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

 

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA