Pamjet e rënda nga katastrofa natyrore në Gjermani, ekipet vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur

16/07/2021 17:44

Evropa Perëndimore vazhdon të përballet me vërshimet që u morën jetën rreth 120 personave, ndërsa ende nuk dihet për fatin e mbi 1 mijë personave të pagjetur.

Shumica e viktimave janë nga Gjermania, vendi më i goditur nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Vetëm në Gjermani, 103 persona humbën jetën pas përmbytjeve të mëdha, shifra më e lartë e vdekjeve në këtë shtet nga një katastrofë natyrore ndër vite.

Ekipet emergjente po vazhdojnë kërkimet për mbi 1 mijë e 300 persona të zhdukur.

Komunitete të tëra janë shkatërruar pasi ujerat e rrëmbyer të lumenjve përmbytën qytete dhe fshatra në shtetin gjerman Rhine-Palatinate.

Për Gjermaninë ky është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga një katastrofë natyrore, që nga vërshimet vdekjeprurëse të Detit të Veriut më 1962 kur kishin humbur jetën 340 persona.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel