Dy makina përfshihen në aksident/ Si u përplas Benz-i në derën e shtëpisë

16/07/2021 20:39

Dy mjete janë përfshirë në aksident në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Moravë.

Mësohet se të dy mjetet kanë qenë duke ecur në një drejtim ku mjeti tip Benz me targa AA 688UJ ka dashur të kthehet për në banesë dhe mjeti tip Land Rover me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas dhe Benzi ka përfunduar në kanal afër derës së shtëpisë.

Nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e rrugores për zbardhur shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel