Zgjedhjet u mbyllen, por thesi i  përfitimeve financiare për partitë politike sapo është hapur.

KQZ ka përllogaritur vlerën për çdo fletë votimi që do përfitojnë  katër partitë  që arritën të fitonin mandate parlamentare. 85 lekë për çdo fletë votimi është shuma që do i shpërndahet subjekteve politike. Si forca e parë Partia Socialiste, grumbulloi më shumë vota në 25 Prill ndaj ajo do përfitojë 65 milion lekë.

Forcë e dytë rezultoi  Partia Demokratike dhe shuma që ajo do marrë është 52 milion lekë, por një pjese të parave do të duhet ta ndajë me aleatët që i kishte brenda listës si PDIU, PR, PAA, PBDNJ, LZHK. Lëvizja Socialiste për Integrim do përfitojë 9 milion lekë, ndërsa  PSD e Tom Doshit  3 milion lekë.

Vlera e një flete votimi do te miratohet në mbledhjen e së hënës të  Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, vendim i cili i hap rrugë edhe vendimit tjetër që lidhet me financimin e partive politike.

Projektvendimi për përcaktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme për zgjedhjet për kuvendin e Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit miratohet të hënën në mbledhjen e komisionerit Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA