Përfshihet nga flakët një nga rafineritë më të mëdha në Indi, zjarri nisi pas një pas një shpërthimi të fortë Në Rusi me 791 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke e rritur numrin e viktimave në mbi 146 mijë.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se me 25.293 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 5.882.295 ndërsa me 21.493 të shëruar nga virusi numri i të shëruarve arriti në 5.278.976.
Me 791 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, duke e rritur numrin e viktimave në 146.069.
Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.237 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 1.448.835 ndërsa me 101 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 24.068.
Dje në të gjithë vendin u regjistruan 23.827 raste dhe 786 vdekje.
Top Channel