Mori 2 mijë euro për një vend pune/ Arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, momentet kur del nga gjykata

15/07/2021 12:00

GJKKO la në “Arrest shtëpie” Vodën më 13 korrik, ndërsa akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar avokaten Florida Beu, e cila është gjithashtu nën arrest shtëpiak së bashku me shoqen e ish-zyrtares, Majlinda Hasanin.

Kjo e fundit ka rolin e ndërmjetëses dhe sipas SPAK rezulton se shfrytëzoi njohjen me zyrtaren për të hapur një vend pune dhe për këtë arsye ato janë takuar në ministri me Vodën, tregojnë burimet për Top Channel.

Emri i Rovena Voda lakohet nga dy zonja, njëra prej të cilave është shoqe e ish-zyrtares së lartë ndërsa tjetra ishte e interesuar që të punësohej medoemos si specialiste në një nga dikasteret dhe gjithashtu ajo ëndërronte të ishte juriste në ministrinë e brendshme.

Por gjatë konkurrimit ajo u skualifikua teksa më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.

 

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel