Inspektohen ujëmbledhësit dhe puset e ujit në Shtime
15/07/2021 17:48
Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Shtime, si dhe përgjegjësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal (KUR) “Prishtina”, kanë vizituar dhe inspektuar të gjitha puset e ujit dhe ujëmbledhësit që furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.
Drejtori Hamëz Tërshani tha se në kuadër të aktiviteteve ditore kanë paraparë që së bashku me policinë dhe përfaqësuesit e kompanisë rajonale të ujësjellësit të kenë një plan të inspektimit të objekteve publike, në veçanti objektet e furnizimit me ujin e pijshëm.
Sipas tij, të gjitha objektet janë të sigurta dhe mirë të mbyllura.
Top Channel