Italia ndalon përfundimisht kroçerat të hyjnë në lagunën e Vencias (fotot)

14/07/2021 20:26

Pas disa përmbytjeve dhe dështimesh në sistemet mbrojtëse të perlës arkitekturore të Adriatikut, Italia ka njoftuar ndalimin e hyrjes së kroçerave dhe anijeve të tjera të mëdha në lagunën e Venecias.

Lëvizja është mirëpritur nga aktivistët anti-kroçera.

“Më në fund ia arritëm,” tha Tommaso Cacciari, kreu i grupit aktivist No Grandi Navi (Jo Anije të Mëdha), i cili protestonte prej një dekade për çështjen.

Të nxitur nga kërcënimet ndaj qytetit trashëgimi botërore të Unesco, qeveria italiane njoftoi se ndalonte tërësisht ankorimet në qytet të mjeteve më shumë se 25,000 ton prej 1 gushtit.

Tashmë kompanitë e kroçerave duhet të heqin Venecian nga destiancionet e tyre, derisa porti industrial fqinjë i Marghera të rikthehet në funksion komercial. Qeveria ka emëruar një komisioner për ndjekjen e shpejtë të çështjes, që normalisht prite të kërkojë gjashtë muaj.

Ndërkohë janë shtuar gjithashtu thirrjet për ndërtimin aty të një terminali me kapacitet ëpr anije deri në 40,000 ton.

FOTO GALERI
2/3
Lëvizja është mirëpritur nga aktivistët anti-kroçera.

Top Channel