Turisti serb mbytet duke u larë në Durrës
13/07/2021 14:15
Një 43-vjeçar nga Serbia është mbytur duke u larë në detin e Durrësit ditën e sotme.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mbytjes së M. S..
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel