Video/ Grabitja e 1.5 mln lekëve dhe bizhuterive në Sarandë, TCh siguron pamjet, momenti kur hajdutët me maska dalin nga banesa me çantën e zezë

25/09/2026 11:16

Këto që po shihni janë pamje ekskluzive nga vjedhja në një shtëpi në fshatin Shelegar të Sarandës.

Në pamjet e siguruar nga korrespondentja Entjola Budo, shihen dy persona të veshur me ‘hoodie’, kapele dhe me maskë duke u larguar nga banesa më një çantë të zezë në duar.

Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e Mejdi Tushës gjatë natës të së martës kur nuk kishte asnjë prej familjarëve në banesë, për faktin se ata ishin në dasmën e një njeriut të tyre.

Rasti u konstatua kur njeri prej familjarëve shkoi në shtëpi dhe u përball me rrëmujën e krijuar në banesë ndërsa menjëherë ka kuptuar se dikush kishte hyrë në banesë.

Menjëherë u njoftua policia e Sarandës e cila shkoi në vend. Sipas burimeve nga familjarët mësohet se janë vjedhur rreth 15 milionë lekë (të vjetra) dhe disa bizhuteri. Njëherazi mësohet se familja Tusha kishte edhe kamerë tek shtëpia por hajdutët dhe kishin thyer fillimisht atë.

 

Top Channel