Djegia e mbetjeve urbanë në Kazias të Kavajës, duket se nuk e shqetëson Ministrinë e Mjedisit. Sot në këtë landfill illegal janë depozituar 90 ton mbetje urbane.

Kamionët e mbetjeve urbane të kompanisë Alko Impex që meret me menaxhimin e mbetjeve urbanë të bashkisë së Kavajës, pasi i hedhin plehrat në fshatin Kazias që gjendet ndërmjet plazhit të Spilles dhe Gjenaralit, urdhri është që mbetjeve tu vendoset flaka.

Kjo situatë alarmante mjedisore e ka kthyer Shqipërinë pas në kohë, asgjësimi i plehrave përmes flakëve të kujton Shqipërinë e viteve 90. Sipas Planit

Kombëtarë të Menaxhimit të Mbetjeve urbane, këto plehra duhet të trajtohen në një impiant modern, pa shkaktuar ndotje mjedisore.

Për mbledhjen, depozitimin dhe vënien e zjarrit kompania Alko Impex, për tre vite bashkia e Kavajës do të paguaj 160 mln lekë të reja. Në nëj intervistë për Top Channel nënkryetari i bashkisë së Kavajës përballë këtij krimi mjedisor ndaj kompanisë private nuk vendosi të marrë masa, por preferoi të luante rolin e të paditurit.

Top Channel