Shqetësime për gratë në Afganistan, ndërsa SHBA largohet nga vendi

11/07/2021 06:32

Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e shtatë personave nën rrënojat e pallatit të shembur në Surfside, Florida, duke e rritur numrin e të vdekurve në 86 të shtunën, sipas kryebashkiakes në Miami-Dade, Daniella Levine Cava.

Kërkimi për të mbijetuar përfundoi mesnatën e të mërkurës, pothuajse dy javë pasi godina 12-katëshe Champlain Towers u shemb më 24 qershor. Gjatë konferencës për shtyp të së shtunës, zonja Cava tha se mbeten 43 persona që nuk janë gjendur dhe se 62 prej viktimave janë identifikuar, njoftoi gazeta “Miami Herald”.

Deri ditën e shtunë nuk ishte gjendur asnjë i mbijetuar që pas 12 orëve të para pas shembjes. Është duke u zhvilluar një hetim i një jurie të madhe për shkaqet e shembjes, dhe gjashtë familje kanë paraqitur padi të veçanta. Ligjvënësja Debbie Wasserman Schultz, në zonën zgjedhore të së cilës përfshihet Surfside, si dhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, kanë premtuar asistencë financiare për viktimat./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA