Bullgaria ka zgjedhje, votojnë pa pengesa edhe shtetasit bullgarë në Greqi

11/07/2021 08:47

Sot në Bullgari janë zgjedhjet parlamentare,dhe gjithë shtetasit bullgarë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës.

Kështu,në Athinë,Patër,Heraklio,Larisa dhe Selanik,mijëra votues i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar partinë e tyre te preferuar.

Mjafton plotësimi i një formulari me të dhënat personale,dhe në vazhdim mund të votojnë brenda pak minutave. Qendrat e votimit mund të jenë ose ambasadat dhe konsullatat bullgare në vendin e votimit,ose ambiente private të marra me qera për këtë qëllim.

E ndërsa në vendin tonë vota e emigrantëve është kthyer në arenë përplasje dhe kapriço të njërës ose tjetrës parti,duket se bullgarët e kanë kaluar prej kohësh këtë kompleks.

Ligji elektoral bullgar,u jep të drejtën e votës jashtë vendit të gjithë atyre që kanë kartë identiteti bullgare dhe në momentin e votimit deklarohen se do të votojnë,pavarësisht nëse janë ose jo rezidentë në vendin që votojnë.

Në vazhdim kutitë e votimit mbyllen dhe pasi vulosen,dërgohen në komisionin qëndror në Sofie,dhe pasi mumërohen,votat i shtohen progresivit të votave në shkallë vendi,çka u lejon partive të kenë në këtë mënyrë,deputetë të diasporës nga lista rendore.

Artur Bibe

Top Channel