Një 64-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Elbasanit, pasi ju gjendën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, njofton policia.
Policia ka arrestuar shtetasin R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel