Dyshja më e përfolur në media, ish konkurrentët e ‘Përputhen”, Andi dhe Melisa, të dy pranuan shumë kohë më vonë lidhjen e tyre, që mesa duket ka pësuar një krisje së fundmi!
Ditën e djeshme, Melisa ndau me ndjekësit e saj në Instagram një shprehje, që i bëri të gjithë të dyshojnë se ajo dhe Andi nuk janë më bashkë.
“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, thuhet në shprehjen që shpërndau Melisa.
Shprehjen e ka pasuar me një tjetër postim, ku ju kërkon të gjithëve që të mos e pyesin për asgjë, sepse i është vënë pika muhabetit.
“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkruan Melisa.
Mirëpo, sikur kjo të mos mjaftonte, si Andi ashtu edhe Melisa, i kanë fshirë të gjithë fotot që kanë pasur bashkë në Instagram.
Ata madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe duket se mes tyre ka ndodhur vërtetë diçka serioze.
Top Channel