Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Kufitare të Morinës, pasi pas kontrollit në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Skënder Murtezi, banues në Koshare, Kosovë është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, pasi rezultonte se ishte dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”.
“U arrestua Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”, parashikuar nga legjislacioni penal i Zvicrës”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Top Channel