“Merr 20 mijë dhe mos më vër gjobë”/ Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

09/07/2021 10:15

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. 

Një patrullë e policisë që ishte vendosur në rrugën “Imer Ndregjoni” ka konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

“Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i të riut për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA