Policia e Fierit ka vënë në pranga një person si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi janë konstatuar se në bizneset e tyre ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
I arrestuari është një 46 vjeçar, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të tij, në disa celularë janë konstatuar biseda me shtetas të ndryshëm, për lotari dhe baste sportive.
“I arrestuar është A. E., 46 vjeç, banues në Mallakastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të tij, në disa celularë janë konstatuar biseda me shtetas të ndryshëm, për lotari dhe baste sportive”, njofton policia.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, iu gjetën pajisje që dyshohen se përdoren për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel