Gjermania do t’i dhurojë muajin e ardhshëm të gjitha dozat e mbetura të vaksinës AstraZeneca.

Kabineti qeveritar gjerman vendosi që të paktën 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do t’i jepeshin programit COVAX, i cili bën shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Rreth 80% e vaksinave të dhuruara do të jepen përmes COVAX-it, me 20% të tjera që do t’u jepen drejtpërdrejt vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe anëtarëve të Partneritetit Lindor të BE – Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina dhe Namibia.

Shumica e gjermanëve preferojnë vaksinën BioNTech/ Pfizer për shkak të shqetësimeve mbi efektet anësore dhe efikasitetin e AstraZenecas, raporton reuters.

Këtë javë, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn njoftoi se ata njerëz që kishin marrë tashmë një dozë të vetme të AstraZeneca do të merrnin një vaksinë mRNA si ato të BioNTech/Pfizer ose Moderna për dozën e tyre të dytë.

Top Channel