Çdo fshat ka historinë dhe vlerat e tij. Edhe ky fshat ka historinë e tij, të cilën pak e njohin. Një fshat me pushtime, luftëra, vrasje, djegie e persekutime. Një fshat me histori mbijetese, pune dhe edukimi.

Është djegur dhe vrarë në vitin 1905-së dhe 1913-të nga serbët. Është djegur e pushkatuar në vitin 1944 nga komunistët. Është shpërngulur tre herë. Ka dhënë luftëtarë e dëshmorë për liri. Tre janë të vrarë në Duhël Kosovë, shumë kanë qenë partizan. E dini?

Është i vetmi fshat në Shqipëri i pushkatuar, djegur, burgosur, internuar e persekutuar totalisht nga regjimi komunist.

I vetmi fshat pa asnjë investim në 40-të vjet të regjimit komunist.

Fshat fetar, i vetmi që ka patur shkollë fetare (Mejtep) më 1820-ën. Është i vetmi fshat që ka praktikuar fenë edhe gjatë komunizmit.

Ilnisa Agolli, na prezanton me Novosejën e Kukësit në ciklin “Fshatrat e Shqipërisë”. Fshati që është djegur e vrarë nga serbët. Fshati që është djegur dhe pushkatuar nga komunistët, por kurrë i gjunjëzuar. Një nga fshatrat e rrallë pa krime dhe vese në Republikën e Shqipërisë.

Me njerëz që të mbeten në mend, punëtor, të urtë e të dashur. Fshat human me histori shumë. Çfarë thonë banorët? Shiheni të plotë videon:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA