19/04 22:55
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në rezidencën e tij, në kryeqytetin Port-au-Prince.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, ndërkohë që janë publikuar pamjet e atentatit të ndodhur, ku persona ende të paidentifikuar ‘mësynë’ në shtëpinë e tij dhe qëlluan mbi Presidentin.
Raportohet që nga ky sulm ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e Presidentit.
Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit”.
Moise, 53-vjeç, ka qenë në pushtet që prej shkurtit të vitit 2017, pasi Michel Martelly dha dorëheqjen.
Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.
Top Channel