Të pasurit ndërtojnë “Arkën e Noah-s”/ Streha e sigurtë vetëm për miliarderët

07/07/2021 16:12

Ka përmasa qe i kalojnë ato te super-jahteve: anija më e fundit gjigande, që duket sikur i ngjason një varke të Noah-s, mund të cilësohet pa frikë si “jahti më i madh në botë”, për nga gjatësia dhe volumi.

Somnio, që do të thotë “Ëndërr” në spanjisht, është krijim i Winch Design dhe Tillberg Design nga Suedia dhe po ndërtohet nga kompania norvegjeze VARD me një kosto prej rreth 600 milionë dollarësh, thotë CNN.

Anija, e cila përfundon ne 2024-ten, do të ketë apartamente private, çmimi i të cilave nis nga 1 milionë dollarë. Një super-anije pra, ku qasje do të kenë vetëm më të pasurit. Identiteti i pronarëve do të mbahet i fshehtë. Secili nga 39 apartamentet do të ketë elemente të bazuar në kërkesat specifike të pronarit, por edhe ambiente palestre, një librari dhe hapësira ngrënieje brenda dhe jashtë.

Krijuesit e Somnios besojnë se anija gjigande do të ofrojë një alternativë të shkëlqyer për pronat e luksit, shoqëruar kjo me të njëjtin nivel shërbimi si “në një hotel me shtatë yje”, pa llogaritur edhe përfitimet e mëdha të zotërimit të një superjahti, ku edhe kujdesi shëndetësor do të jetë “ i klasit botëror”.

 

Top Channel