Tani po shqetësohemi vërtet/ 10 UFO “rrethojnë” Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar!

07/07/2021 15:28

Tani që qeveria amerikane foli hapur për to, raportet mbi UFO-t po vërshojnë nga të gjitha anët e nuk kanë të ndalur. The Sun ka publikuar së fundi fotot e 10 objekteve të vogla të errëta përqark Stacionit Hapësinore Ndërkombëtar.

Mbështetësit e teorive të konspiracionit besojnë se bëhet fjalë për një flotë të vërtetë objektesh jashtëtokësore, e cila u regjistrua gjatë një live stream-i të vetë Nasa-s nga ISS-ja.  Një i ashtuquajtur gjuetar i UFO-ve, që në rrjetet sociale mban emrin “Mr MBB333” postoi foto nga zbulmi shokues, duke thënë se ato janë shkrepur nga Stacioni Hapësinore Ndërkombëtar mbi Atlantikun e jugut, rreth orës 8.30”.

Komentet vërshuan e një prej tyre thoshte: “Sapo i kontrollova transmetimet e ISS-së dhe ato pikat e vogla, janë ende aty”! Prej dekadash janë hedhur poshtë si teori konspiracioni, por ish zyrtarë amerikanë të mbrojtjes, politikanë dhe ish presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton të gjithë kanë pranuar se ka diçka të pazakontë që po ndodh në qiellin tonë.

Spekulimet mes fansave të alieneve kanë marrë dhenë që kur u mësua se Pentagoni kishte përgatitur një raport duke i siguruar Kongresit dhe publikut një analizë për UFO-të me të dhëna të grumbulluara nga agjenci të shumta qeveritare.

Top Channel