Iran, numri i viktimave nga COVID-19 shkon në mbi 85 mijë

07/07/2021 02:44

Me vdekjen e 146 personave nga COVID-19, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi në Iran shkoi në 85.095.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 16.080 raste dhe 1.733 nga këta janë shtruar në spitale, ndërkohë numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 3.286.923.

Nga ana tjetër 3.296 pacientë janë nën kujdes intensiv, kurse që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 2.953.586

Top Channel