14/12 15:21
Mbetjet e avionit AN-26 që u zhduk këtë mëngjes në rajonin e Kamçatka të Rusisë u gjetën afër aeroportit ku duhej të ulej. Autoritetet zbuluan mbetjet rreth pesë kilometra nga aeroporti në vendbanimin Palana, ndërsa nuk ka informacion fillestar për të mbijetuar.
Autoritetet thanë se avioni që transportonte 29 persona u rrëzua në një kodër. Avioni fillimisht besohej se kishte rënë në det dhe anijet u dërguan në drejtim të vendit për një kërki.
Dy helikopterë dhe një avion shpëtimi u vendosën gjithashtu në dispozicion, së bashku me një grup shpëtuesish në tokë. Raportet e fundit tregojnë se avioni u nda në dy pjesë, ku një pjesë ra në det dhe pjesa tjetër në tokë.
Top Channel